Pyetjet e Shpeshta

FAQs » bileta-avioni

bileta-avioni

Proçesi i rezervimit

  1. Si mund të bëjë një rezervim fluturimi?
  2. Kam zgjedhur një fluturim, por tarifa nuk është tashmë e disponueshme. Çfare duhet të bëjë?
  3. Cili është momenti më i fundit që mund të rezervoj një biletë ajrore?
  4. Si mund të jem i / e sigurtë se rezervimi im ka përfunduar me sukses?
  5. Kam bërë një rezervim fluturimi por nuk kam marrë email konfirmimi. Çfare duhet të bëjë?
  6. Kam marrë email-in e konfirmimit por janë disa gabime. Çfarë duhet të bëj?
  7. Si do të marrë biletën time elektronike?
  8. Mund të rezervoj një biletë fluturimi nëpërmjet telefonit ose email-it?
  9. Do të paguaj ndonjë tarifë shtesë për rezervime nëpërmjet telefonit apo email-it?
  10. Mund të bëj një rezervim për grupë?
  11. Foshnjet marrin biletën e tyre?
  12. Përse nuk më kërkohen detajet e pasaportës time?
  13. "Mrs" në vënd të "Miss". Është kjo e saktë?

Pagesa

  1. Si mund të paguaj një rezervim fluturimi?
  2. Kur do hiqet shuma nga karta e kreditit time?
  3. Është e sigurtë të plotësoj të dhënat e kartës kredit time? Sa e sigurt është adresa elektronike e tripsta?
  4. Mundem të rezervoj nje fluturim per nje person tjeter me karten time te krediti?
  5. Do te paguaj ne Lek?
  6. Më është debituar karta e kreditit, por nuk kam marrë asnjë e-mail konfirmimi. Rezervimi im u krye me sukses?
  7. Çfarë është një para-autorizim edhe si çbllokohet karta ime e kreditit?
  8. Dëshiroj të bëj një rezervim, por është bërë një mbajtje në llogarinë time. A është e mundur që kjo mbajtje shume të çbllokohet menjëherë?

Kërkesa të veçanta

  1. Mundem të rezervoj një biletë për fëmijë të pashoqëruar?
  2. Çfarë duhet njerëzit me aftësi të kufizuara dhe personat me lëvizshmëri të reduktuar të bëjnë për të udhëtuar me aeroplan?
  3. Dua të kemë një vakt të veçantë në avion, p.sh. vakt vegeterian. Çfarë duhet të bëj?
  4. Do të doja të shtoja një karrocë ndihmës për prenotimin tim. Çfarë duhet të bëj?
  5. Do të doja të shtoja një karrocë ndihmës për prenotimin tim. Çfarë duhet të bëj?

Ndryshime edhe anullime

  1. Mundem të ndryshoj prenotimin e fluturimit tim?
  2. Ekziston ndonjë pagesë shtesë për ndryshimin?
  3. Mundem të ndryshoj emrin e pasagjerit?
  4. Mundem të anuloj prenotimin e fluturimit tim?
  5. Ekziston ndonjë pagesë shtesë për anulimin?
  6. Pas sa kohë do të marrë rimbursimin tim?
  7. Çfarë ndodh nëse një linja ajrore ndryshon ose anulon një orar fluturimi?
  8. Dua të modifikoj ose anuloj rezervimin tim, por fluturimi im përbëhet nga shumë linja ajrore. Cilat kushte zbatohen në këtë rast?
  9. Si mund ta ndryshoj apo anuloj faturën/vërtetimin tim të pagesës?

Check-in edhe Hipje

  1. A duhet ta konfirmoj orën e nisjes së fluturimit tim?
  2. Çfarë dokumentash duhet të kemë me vete përveç biletës elektronike, që të mundem të udhëtojë?
  3. A duhet fëmijët të kenë ndonjë dokument për të udhëtuar?
  4. Si mundem të bëj check in ?
  5. A mund të zgjedh vëndin e uljes time?
  6. Ku ulen foshnjet?
  7. Si janë përcaktuar zakonisht kategoritë e moshave nga linjat ajrore?
  8. Cilat janë kategoritë e klasave në një aeroplan?

Bagazhet

  1. Cilat janë limitet dhe përmasat e bagazheve / valixheve?
  2. Çfarë nuk jam i lejuar të marrë në bagazhin tim?
  3. Mund të marrë laptopin me vete në avion?
  4. Mund të marrë pajisje elektronike me vete në avion?
  5. Dua të marrë pajisje të veçantë me vete, p.sh. pajisje për ski. Çfarë duhet të bëj?
  6. Dua të marrë kafshën time me vete. Çfarë duhet të bëj?

Programi i fluturimeve ajrote të shpeshta

  1. Çfarë është Programi Fluturimeve Frekuente (PFF)?
  2. Si mund të bëhem anëtarë në një Program Fluturimeve Frekuente?
  3. Kam kartë Fluturimeve Frekuente edhe dua të bëj një rezervim fluturimi me tripst.al. Do të humbas përfitimet e mia?
  4. Kam program fluturimeve frekuente me një kompani ajrore tjetër nga ajo me të cilën udhëtoj. Mundem ta përdor atë?

Linja ajrore me kosto të ulët

  1. Do të marrë një biletë elektronike për fluturime me linjë ajrore me kosto të ulët pas rezervimit?
  2. Do të marrë një biletë elektronike për fluturime me linjë ajrore me kosto të ulët pas rezervimit?
  3. Kam rezervuar me një linjë ajrore me kosto të ulët. Është web check-in i nevojshëm?
  4. Fluturoj me një linjë ajrore me kosto të ulët. Si mund të shtoj bagazhe?
  5. Ofrojnë linjat ajrore me kosto të ulët kategori biznesë ose të parë?

Shërbimi i klientëve

  1. Sa shpejtë do të marr një përgjigje për kërkesën time?
  2. Kam dërguar një kërkesë dhe kam marrë një përgjigje të automatizuar. Çfarë është kjo?

Proçesi i rezervimit Mbrapsh në krye

Si mund të bëjë një rezervim fluturimi?

Në maskën e kërkimit të fluturimit tonë ju do të duhet të plotësoni detajet e udhëtimit tuaj (destinacion, datë, numrin e udhëtarëve). Të gjitha kombinimet e fluturimeve do të shfaqen duke filluar me tarifën më ekonomike. Disa hapa të thjeshta do të ndjeken duke kërkuar disa informacione personale.

Kam zgjedhur një fluturim, por tarifa nuk është tashmë e disponueshme. Çfare duhet të bëjë?

Një situatë e tillë mund të ndodhë kur: a) Vëndi i fundit i disponueshëm të fluturim aktual ose tarifa që ju keni zgjedhur është shitur, gjatë kohës të rezervimit Duhet të theksohet se para se të merrni një mesazh konfirmimi për rezervimin tuaj, nuk është e garantuar se fluturimi që keni zgjedhur është ende e disponueshme. b) Vendet që nuk janë më në dispozicion janë shfaqur në sistemin e rezervimit për shkak të kohës së pamjaftueshme për sistemin të ringarkohet. Situata si këto ndodhin rrallë. Megjithatë, në rast se ju paraqitet një situatë e ngjashme përmes sistemit tonë ju lutem na kontaktoni.

Cili është momenti më i fundit që mund të rezervoj një biletë ajrore?

Rezervime fluturimi mund të krijohen në të njëjtën ditë të udhëtimit. Megjithatë, periudha e saktë para kohës së nisjes do të varet nga destinacioni i nisjes dhe kohën lokale të saj.

Si mund të jem i / e sigurtë se rezervimi im ka përfunduar me sukses?

Rezervimi juaj është i suksesshëm kur është shfaqur një faqe me mesazhin e mëposhtëm:
"Faleminderit që prenotuat me ne"
Në këtë pikë ju do të merrni edhe një e-mail konfirmimi automatik, të përbërë nga numrin i rezervimit tuaj dhe të gjitha të dhënat të prenotimit tuaj.

Kam bërë një rezervim fluturimi por nuk kam marrë email konfirmimi. Çfare duhet të bëjë?

Nëse ju nuk e keni marrë email-in tuaj të konfirmimit, kjo mund të ndodhë për shkak të drejtshkrimit të gabuar të e-mailit gjatë procesit të prenotimit, ose ka arritur në e-mailin tuaj të padëshirushëm ose spam nga ofruesi i postës elektronike tuaj. Kujdes, në qoftë se ju nuk gjeni emailin e konfirmimit tuaj, ju lutem kontrolloni dosjen e padëshirueshme ose spam. Nëse ju akoma nuk mund ta gjeni emailin e konfirmimit, ju lutem na kontaktoni.

Kam marrë email-in e konfirmimit por janë disa gabime. Çfarë duhet të bëj?

Nëse gjeni gabime në email-in e konfirmimit tuaj, ju lutem na kontaktoni sa më shpejt. Megjithatë ndryshimet nuk janë gjithmonë të mundura ose mund të kenë një tarifë shtesë.

Si do të marrë biletën time elektronike?

Biletat e fluturimit janë vetëm në format elektronik dhe tashmë më jo në formë për të printuar. Bileta elektronike është një fotografi dixhitale e regjistruar në një bazë të dhënash e biletave elektronike dhe në këtë mënyrë nuk mund të humbet, harroet apo vidhet. Brenda 24-48 orësh bileta elektronike do të dërgohet në adresën tuaj të postës elektronike.

Mund të rezervoj një biletë fluturimi nëpërmjet telefonit ose email-it?

Po ju mundeni. Për rezervime nëpërmjet telefonit ose e-mailit, ju lutem na kontaktoni.

Do të paguaj ndonjë tarifë shtesë për rezervime nëpërmjet telefonit apo email-it?

Po, Për çdo rezervim që është bërë nëpërmjet telefonit, ekziston një tarifë shtesë afërsisht prej 20 €.

Mund të bëj një rezervim për grupë?

Ju mund të prenotoni online deri në 9 pasagjerë. Për grup më të madhë se 9 pasagjerë, dërgoni kërkesën tuaj në postën e shërbimit të konsumatorëve tonë.

Foshnjet marrin biletën e tyre?

Po, por biletat për foshnjet dalin vetëm kur ata shoqërohen nga të rritur. Çmimi është më i ulët, zakonisht i përbërë nga një tarifë i lirë dhe shuma e taksave.

Përse nuk më kërkohen detajet e pasaportës time?

Detajet e pasaportave nuk kërkohen nga të gjitha Kompanit ajrore dhe për të gjitha destinacionet. Nëse të dhënat e pasaportave kërkohen, atere ]ose do ju kërkohet për ti dhënë ato gjatë procesit të rezervimit ose Tripsta do të kontaktoi me ju.

"Mrs" në vënd të "Miss". Është kjo e saktë?

Biletat e fluturimit me karakterizimin "Miss" është e përdorur vetëm për fëmra të vogla si pasagjerë deri në 12 vjeç. Duke filluar nga mosha 12 vjeçare, emërimi Mrs do të përdoret.

Pagesa Mbrapsh në krye

Si mund të paguaj një rezervim fluturimi?

Rezervimet mund të përfundojnë në internet duke pasur si mënyr pagese kartë krediti ose debiti. Kartat e pranueshme janë Visa, Visa Electron, Mastercard, American Express dhe EUROLINE. Ju lutem vini re se mund të paraqiten tarifa shtesë për pagesë me kartë krediti. Ato do të paraqiten para përfundimit të rezervimit në llogarinë e çmimit.

Kur do hiqet shuma nga karta e kreditit time?

Karta e kreditit tuaj kreditohet vetëm pasi keni dhënë informacionet e kartës tuaj të krediti, të kërkuara në hapin 5 (Pagesa)të rezervimit. Në këtë hap, të dhënat tuaja  përpunohen nga sistemi ynë, pasi të klikoni butonin "Vazhdo" në pjesën e poshtme të ekranit.

Është e sigurtë të plotësoj të dhënat e kartës kredit time? Sa e sigurt është adresa elektronike e tripsta?

Informacionet e kartës së kreditit tuaj dërgohen nëpërmjet një server të sigurtë. Ne përdorim teknologjin më të informuar dhe të sigurtë, i cili enhkripton të dhënat tuaja personale dhe të dhënat e kartës së krediti. Metoda e encriptimit që përdoret është  teknologjia standarde e "Secure Socket Layer" (SSL). Për më tepër siguri, ne përdorim një mur mbrojtës i cili mbron serverin tonë dhe sistemin nga hyrje të paautorizuar.

Mundem të rezervoj nje fluturim per nje person tjeter me karten time te krediti?

Po, ju mund të bëni një rezervim për dikë tjetër duke përdorur kartën tuaj të kreditit. Megjithatë, mbajtësi i kartës krediti duhet të shënoj detajet e kontaktit (email dhe numrin e telefonit) të tij/saj. Mundet që përfaqësuesi i shërbimit tonë ndaj klientit të   kontaktoj me mbajtësin e kartës së krediti për disa informacione të më shumta.

Do te paguaj ne Lek?

Tripsta është e bazuar në Greqi. Prandaj të gjitha transaksionet me karte krediti por edhe debiti janë te bera në euro. Në pikën e fundit të procedurës se prenotimit, shuma totale është e treguar në euro. Kursi i kombimit valutor qe përdoret për konvertimin ne Euro eshte i përditësuar dhe delë nga burime zyrtare.
Pagesë shtesë edhe / ose diferencë nga valuta e kursit të kombimit mund të aplikohet nga bankae lëshimit.

Më është debituar karta e kreditit, por nuk kam marrë asnjë e-mail konfirmimi. Rezervimi im u krye me sukses?

Jo, biletat e avionit për të cilat provuat të bënit rezervimin nuk janë konfirmuar për shkak të një gabimi teknik të përkohshëm të linjës (të linjave) ajrore në itinerarin që keni zgjedhur sipas proçedurës së rezervimit.   
Kjo gjë ka penguar kryerjen e rezervimit, megjithëse ishte bërë para-autorizimi i vlerës përkatëse.

Çfarë është një para-autorizim edhe si çbllokohet karta ime e kreditit?

Një para-autorizim është një mbajtje e përkohshme e një vlere specifike nga shuma që disponon  në kartën e kreditit/debitit dhe mund të shfaqet gjatë një tranzaksioni online. Kjo gjë mund të ndodhë për arsye të ndryshme: mosakordimi i komunikimit midis më shumë sistemeve të implikuara në tranzaksion, mbarimi i afatit të sezonit të blerjeve, vonesa në rregjistrimin e autorizimit për pagesën nga ana e bankës që ka lëshuar kartën e kreditit. Para-autorizimi nuk është një mbajtje e një sume të caktuar, por një praktikë bankare bllokimi të vlerës nga llogaria e mbajtësit të kartës deri në momentin e kompensimit (klering-ut) të tranzaksionit, për të evituar kryerjen e transfertave të panevojshme midis llogarive bankare. Në këtë mënyrë, nuk do t’ju mbahet asnjë shumë në rastin e një tranzaksioni të papërfunduar.
Tripsta i dërgon bankës një kërkesë për anullimin automatikisht dhe për çbllokimin e shumës së mbajtur. Kjo kërkesë e Tripsta-s konfirmon në mënyrë të qartë se firma jonë nuk do të mbajë shumën e bllokuar. Banka ka përgjegjësinë të çlirojë shumën e bllokuar në llogarinë tuaj, kurse momenti në të cilin shuma e bllokuar do të bëhet përsëri e disponueshme në llogarinë tuaj varet nga politika e seicilës bankë.
Në çdo rast, ju rekomandojmë të kontaktoni bankën dhe të kërkoni më shumë informacion për këtë problem.
Nç rastin nëse dëshiron të kryeni një rezervim të ri, ju rekomandojmë ta provoni përsëri, duke perdorur një browser tjetër.

Dëshiroj të bëj një rezervim, por është bërë një mbajtje në llogarinë time. A është e mundur që kjo mbajtje shume të çbllokohet menjëherë?

Përveç një kërkese drejtuar bankës suaj për anullimin e tranzaksionit të dështuar, Tripsta nuk ka të drejtë të ndërhyjë në asnjë nga proçedurat apo politikat bankare për të përshpejtuar lirimin e bllokimit. Madje, edhe pas dërgimit të kërkesës së kompanisë sonë, disa banka mund të kërkojnë bllokimin e shumës sipas politikave të tyre. Prandaj, ju rekomandojmë me insistim që të kontaktoni bankën dhe t’i kërkoni sqarime shtesë mbi këtë problem.

Kërkesa të veçanta Mbrapsh në krye

Mundem të rezervoj një biletë për fëmijë të pashoqëruar?

Fëmijët nën moshën pesë (5) vjeç nuk lejohet të udhëtojnë pa u shoqëruar nga një pasagjer zakonisht më të madhë se pesëmbëdhjetë (15) vjeç. Biletat mund të mxiren për fëmijë te pashoqëruar, por vetëm nëpërmjet telefonit. Çdo linjë ajrore ndjek një politik të ndryshme në lidhje me fëmijët e pashoqëruar dhe për këtë arsye ne ju rekomandojmë për lehtësinë tuaj të kontaktoni me linjën ajrore para se të rezervoni një fluturim. Shumë kompani ajrore ofrojnë një shërbim përcjelljesh për fëmijët, por kostoja dhe kërkesat e këtij lloj shërbimi varen nga çdo linjë ajrore. Për të garantuar sigurinë e fëmijëve të moshës (2-11 vjet) që udhëtojnë vetëm, ju lutemi na kontaktoni.

Çfarë duhet njerëzit me aftësi të kufizuara dhe personat me lëvizshmëri të reduktuar të bëjnë për të udhëtuar me aeroplan?

Udhëtarët me aftësi të kufizuara dhe pasagjerët me lëvizshmëri të reduktuar janë të detyruar të informojnë linjën ajrore ose përfaqësuesin e agjencis tonë në lidhje me domosdoshmërinë dhe natyrën e ndihmës të paktën 48 orë para kohës së nisjes.
Ndihma e një qeni ndihmës është gjithashtu e siguruar nëse ajo kërkohet, me kusht që njoftimi të jetë bërë në përputhje me rregullat zbatuese kombëtare për transportin me Qenë ndihmës, nëse ato ekzistojnë. Udhëtari duhet të jetë, 2 orë para kohës së nisjes në aeroportë ose në pikat e caktuara për udhëtarët me aftësi të kufizuara dhe udhëtarët me lëvizshmëri të reduktuar ose në check-in.

Dua të kemë një vakt të veçantë në avion, p.sh. vakt vegeterian. Çfarë duhet të bëj?

Për të shtuar një vakt të veçantë në rezervimin tuaj, ju lutemi na kontaktoni.

Do të doja të shtoja një karrocë ndihmës për prenotimin tim. Çfarë duhet të bëj?

Për të shtuar ndihmë me karrocë, ju lutem na kontaktoni. Kani në mendje se një përshkrim i shkurtër do të kërkohet për arsyen që karroca është e nevojshme.

Do të doja të shtoja një karrocë ndihmës për prenotimin tim. Çfarë duhet të bëj?

Për të shtuar ndihmë me karrocë, ju lutem na kontaktoni. Kani në mendje se një përshkrim i shkurtër do të kërkohet për arsyen që karroca është e nevojshme.

Ndryshime edhe anullime Mbrapsh në krye

Mundem të ndryshoj prenotimin e fluturimit tim?

Ndryshimet varen nga lloji i tarifës edhe politikën e ndryshimit të çdo linje ajrore. Për çdo pyetje ose kërkes ndrzshimi, ju lutem na kontaktoni.

Ekziston ndonjë pagesë shtesë për ndryshimin?

Ndryshimet varen nga lloji i biletës dhe politikën e çdo linje ajrore. Megjithatë, shumë tarifa nuk ndryshohen, sidomos ato të ofruara nga kompanitë me kosto të ulët. Për ato bileta që mund të ndryshohen, kostoja shtesë do të përbëhet nga një komision për ndryshimin nga linja ajrore dhe çdo diferencë në tarifën dhe taksat midis biletës së re dhe të vjetër. Sipas paketës së shërbimit të zgjedhur, Tripsta mundet gjithashtu të kërkojë pagesë shtesë për ndryshimin.

Mundem të ndryshoj emrin e pasagjerit?

Ndryshimi i emrit lejohet rrallë dhe varet nga politika e linjës ajrore. Ne ju këshillojmë që të kini shumë  kujdesë sepse emri (emri / mbiemri) duhet të shkruhet pikërisht ashtu siç është e shkruajtur në pasaportën ose kartën e identitetit në karaktere latine. Në qoftë se emri është futur gabim, sistemi do të vazhdojë dhe do të nxjerë biletën elektronike automatikisht.

Mundem të anuloj prenotimin e fluturimit tim?

Për çdo pyetje ose kërkesë anulimi ju lutem na kontaktoni. Ju lutem vini re se një Linjë Ajrore mund të anuloj prenotim tuaj megjithatë procedura e rimbursimit do të bëhet nga Tripsta.

Ekziston ndonjë pagesë shtesë për anulimin?

Pagesa shtesë për anullimin varet nga lloji i tarifës  edhe politikën e anulim të çdo linje ajrore. Megjithatë, shumë çmime nuk mund të anulohen, sidomos ato të ofruara nga kompanitë me kosto të ulët. Sipas paketës së shërbimit të zgjedhur, Tripsta mundet gjithashtu të kërkojë pagesë shtesë për anulimin.

Pas sa kohë do të marrë rimbursimin tim?

Në rast të anulimi, rimbursimet për klientët janë përpunuar vetëm pasi kompania ajrore ka përfunduar rimbursimin tel Tripsta. Procesi i rimbursimit zakonisht zgjat deri në 15 ditë pune pas datës së anulimit. Gjithsesi, për shkak të procedurave bankare, çdo shumë korresponduese mund të marrë 7-10 ditë shtesë para se të shfaqeshet në deklaratën tuaj bankare.

Çfarë ndodh nëse një linja ajrore ndryshon ose anulon një orar fluturimi?

Kompanitë ajrore janë të lejuara të modifikojnë oraret, orët, numrin e fluturimit akoma dhe të anulojnë fluturime. Kompania jonë do të bëjë çdo përpjekje të mundshme për t'ju informuar për çdo ndryshim ose anulim brenda orarit të punës dhe do të përpiqet për tju kontaktuar me email. Në raste të veçanta dhe kur është e nevojshme, ne gjithashtu mund t'ju kontaktojmë me telefon. Ajo duhet të theksohet se për çdo ndryshim në fluturim, përgjegjësia rëndon ekskluzivisht linjën ajrore operativ të fluturimit dhe Tripsta nuk mban asnjë përgjegjësi.

Dua të modifikoj ose anuloj rezervimin tim, por fluturimi im përbëhet nga shumë linja ajrore. Cilat kushte zbatohen në këtë rast?

Përzierjet tona të Çmimit më të Mirë ofrojnë kombinimin më të lirë të fluturimeve, prandaj mund të marrësh numra të ndryshëm biletash me linja të ndryshme ajrore për secilin itinerar të udhëtimit.
Ju lutemi vini re se për çdo biletë të veçantë zbatohen kushtet e linjës specifike ajrore.

Si mund ta ndryshoj apo anuloj faturën/vërtetimin tim të pagesës?

Kërkesën tuaj mund ta dërgoni këtu. Për të lëshuar një faturë/vërtetim të ri pagese,  do të aplikohet një kosto shtesë prej 10 €.

Check-in edhe Hipje Mbrapsh në krye

A duhet ta konfirmoj orën e nisjes së fluturimit tim?

Nuk është e detyrueshme të konfirmoni orën e nisjes së fluturimit tuaj. Sidoqoftë, ne rekomandojmë që ju ta bëni ketë, me linjën ajrore përkatëse ose aeroportin, pasi ndryshime mund të paraqiten në fluturim e zgjedhjes tuaj.
Zyra jonë është duke bërë çdo përpjekje për tju informuar në lidhje me ndryshimet e fluturimit (-eve) tuaj, por në rastë se paraqiten probleme me motin, një grevë, ose për ndonjë arsye tjetër që ndikojnë në fluturimin (-et) në ditën e udhëtimit tuaj, ju duhet të kontaktoni direkt me linjën ajrore ose aeroportin.

Çfarë dokumentash duhet të kemë me vete përveç biletës elektronike, që të mundem të udhëtojë?

Që të udhëtojë çdo pasagjer duhet të ketë dokumenta zyrtare: Pasaportë, kartë identiteti(karta identifikimi me karaktere latine janë të pranueshme në disa raste). Udhëtarët nga disa shtete, në varësi të destinacionit, janë të detyruar të nxjerin një Vizë / Vizë Transit ose ESTA. Për këtë arsye pasagjerët duhet të njoftohen me dokumentet e kërkuara të udhëtimit duke kontaktuar ambasadën. Për më tepër, ju lutem vini re se për disa destinacione një pasaportë me vlefshmëri minimumi 6 muaj është e nevojshme. Është përgjegjësia e pasagjerit të ketë dokumentet e nevojshme për udhëtimin e tij.

A duhet fëmijët të kenë ndonjë dokument për të udhëtuar?

Po. Si edhe të rriturit, ashtu edhe fëmijët duhet të kenë pasaportë dhe vizë, duke konsideruar shtetin e destinacionit, që udhëtojnë.

Si mundem të bëj check in ?

Ju mundeni të bëni check-in në përmes adresës elektronike të linjës ajrore duke plotësuar informacioninet e dhëna në biletë elektronike (24 orë para nisjes) ose në mënyrë të drejtpërdrejtë në aeroportin (2 orë para nisjes).

A mund të zgjedh vëndin e uljes time?

Ju mund të zgjidhni vëndin tuaj nëpërmjet adresës elektronike të linjës ajrore ose drejtpërdrejtë në aeroportë para nisjes. Në disa raste të veçanta, linjat ajrore lejojnë rezervimin e vëndeve nga agjensia jonë.

Ku ulen foshnjet?

Foshnjët do të ulen në prehërin e të rriturit. Ju njoftojmë se linjat ajrore lejojnë vetëm një foshnje për çdo udhëtar të rritur. Nëse nuk dëshironi që fëmija juaj të ulet në prehërin tuaj, por në një vend të veçantë ju lutem na kontaktoni.

Si janë përcaktuar zakonisht kategoritë e moshave nga linjat ajrore?

Si të rritur janë zakonisht konsideruar pasagjerët që janë mbi dymbëdhjetë (12) vjec.
Fëmijët zakonisht konsiderohen të jenë udhëtarët ndërmjet dy (2) dhe njëmbëdhjetë (11) vjeç.
Foshnjet janë zakonisht konsideruar të jenë pasagjerët të cilët janë më të vegjël se dy (2) vjeç.

Cilat janë kategoritë e klasave në një aeroplan?

Në përgjithësi, ekzistojnë tre klasa në varësi të llojit të aeroplanit dhe të konfirmimit të vëndeve, ashtu siç përcaktohet nga çdo linjë ajrore.
Klasë Ekonomike
Në një avion zakonisht klasa ekonomike ka më shumë vende brënda kabinës. Këto janë vende me kosto më të ulët dhe do ofrojnë më pak pajisje dhe shërbime për udhëtarët.
Klasë Biznesi
Klasa e biznesit, e cila është më e shtrenjtë se klasa ekonomike, ofron më shumë shërbime dhe pajisje për udhëtarët që e zgjedhin. Vendet në klasën e biznesit janë të ndara nga ato të klasës ekonomike në kabinë dhe janë në pjesën e përparme të avionit.
Klasë e Parë
Klasa e parë është klasa më e shtrenjtë në një avion dhe është klasifikuar si një klasë luksoze. Ajo është e vendosur në pjesën e parë të kabinës së avionëve dhe ofron vende më të rehatshme, më të pakta edhe me më shumë shërbime. Për detaje të mëtejshme, ne ju këshillojmë që të vizitoni faqen e internetit të linjës ajrore.

Bagazhet Mbrapsh në krye

Cilat janë limitet dhe përmasat e bagazheve / valixheve?

Çantë Dore: Zakonisht është e lejuar vetëm një pjesë çantë dore brenda aeroplanit në bazë më të shumtave linjave ajrore, ndërsa pesha e lejueshme e bagazhit të dorës ndryshon nga kompania ajrore. Sipas kushteve të Bashkimit Europian, dimensionet e çantës së dorës nuk duhet të tejkalojnë përmasat e mëposhtme: 56cmx45cmx25cm (duke përfshirë dorezën, kllëf të jashtëm, rrota).

Bagazh i regjistruar: Zakonisht një pjesë bagazhi është e lejuar dhe jo më e rëndë se 20 kg për pasagjer.
Në çdo rast, pasagjeri duhet të jetë i vetëdijshëm se pesha e lejueshme për bagazh / bagazh dore dhe dimensionet e tyre ndryshojnë nga kompania dhe varen nga politika e çdo kompanis. Për këtë arsye, do të ishte e dobishme që pasagjeri të kontaktoj me kompanin ajrore për të marrë informacionet e sakta në lidhje me peshën dhe dimensionet që ai / ajo mund të marrë në çdo kohë. Më tepër, ekziston një pagesë shtesë për çdo bagazh / peshë shtesë, çmimi i cili ndryshon sipas politikës e çdo linje ajrore .

Çfarë nuk jam i lejuar të marrë në bagazhin tim?

Pasagjerët nuk duhet kenë në bagazhet e tyre objektet e mëposhtme: gazra të ngjeshura: substanca djegëze, kimike dhe helmuese.
Lënde gërryese si acid, alkale, zhivë, plumb dhe bateri.
Eksplozive: mjete mbrojtëjës, fishekzjarre, pistoleta, helmetë dhe të gjitha llojët e armëve të zjarrit.
Lëngje të ndezshëm dhe të fortë: si lëngje të ndezshëm, shkrepse, ngjyra, ngjyra tretës edhe të ndezshëm.
Materialet radioaktive.
Çanta dhe çanta dore me pajisje alarmi të inkorporuar.
Materiale Oksiduese.
Substanca helmuese dhe infektuese.
Materiale të tjera të rrezikshme si materiale magnetike, materiale që shkaktojnë siklet ose acarim.
Formulime të lëngshme në bagazhin e dorës përtej postblloqëve në aeroport edhe avionë. Kjo nuk zbatohet për bagazhin që dorëzohet gjat check-in dhe për formulime të lëngshme maksimumi prej 100 mililitër (ml). Shishja përmabajtës duhet të vendoset në qeskë plastike, transparente dhe të rimbyllshme me një kapacitet maksimal prej 1 litër për çdo pasagjer. Si lëngj përcaktohet: uji, pija, supat, shurupet, kremra, vajra, llak, parfume, gele e të gjitha kategorive, lëngjet nën presion të kushtëzuara si shkumë rroje, kremra, deodorante losione siç pastë dhëmbësh, përzjerje të lëngshme me të ngurta, të tjera artikuj me përmbajtje të ngjashme.
Përjashtimisht gjërat e mëposhtme mund të transportohen në bagazhin e dorës:
Ilaçet, ushqimet dietike dhe ushqim për fëmijët konsiderohet të nevojshme gjatë fluturimit, por pasagjerit mund ti kërkohet për të vërtetuar nevojën e tyre.
Formulime të lëngshme të tilla si pije dhe parfume që pasagjerët kanë blerë në avion ose në një dyqanë të aeroportit pas pikës së kontrollit. Këto objekte janë shitur në qeska të mbyllura të cilat udhëtarët nuk duhet të hapin para se të kalojnë kontrollin e bagazheve të dorës në të gjitha stacionet e nisjes dhe ndryshimit e aeroporteve në të gjithë rrugën e udhëtimit tyre. Gjithashtu vlen të përmendet se sipas legjistlativës të SHBA, zotërimi ose transferimin e të gjitha llojeve të çakmakëve është i ndaluar në valixhe dhe në bagazhë të dorës për fluturime të destinuara në SHBA.
Ne ju përmëndim këtu se lista e mësipërme është dëftore. Për më shumë informacione ju lutem kontaktoni në aeroportin ose linjën ajrore operativ.

Mund të marrë laptopin me vete në avion?

Pasagjerët mund ta marrin laptopin e tyre në avion. Megjithatë, laptopët hiqen nga çanta e dorës për tu kontrolluar në veçanti gjatë kontrollit të aeroportit.

Mund të marrë pajisje elektronike me vete në avion?

Udhëtari mund të marrë pajisje të tilla (p.sh., TV të vogla, radio, etj) në avion, por ata duhet të jepen të veçanti gjat kontrollin e aeroportit për përfundimin e shpejtë të procesit. Nëse keni ndonjë pyetje më shumë, ne ju këshillojmë të kontaktoni direkt kompaninë ajrore që ju intereson.

Dua të marrë pajisje të veçantë me vete, p.sh. pajisje për ski. Çfarë duhet të bëj?

Pajisjet speciale nuk  përfshihen në peshën e lejuar që pasagjerëve mund të marrin dhe për këtë arsye do i kërkohet të pahuaj një shumë shtesë nga linja ajrore. Shuma shtesë do të varet nga lloji i pajisjeve speciale, pesha dhe dimensionet. Nëse ju doni të trasportoni një pajisje speciale, ne ju këshillojmë që të na kontaktoni, megjithatë ju lutem vini re çdo kosto shtesë do të paguhet drejtpërdrejt në linjën ajrore.

Dua të marrë kafshën time me vete. Çfarë duhet të bëj?

Rregulloret dhe procedurat për transportimin e kafshëve në kabinë ose në zonën e valixheve të avionit varet nga destinacioni edhe linja ajrore. Për më shumë informacione, ne ju rekomandojmë të kontaktoni me linjën ajrore operativ të fluturimit tuaj ose me ne, para se të procedoni me prenotimin. Nëse ju keni tashmë bërë një prenotim ju lutem na kontaktoni.

Programi i fluturimeve ajrote të shpeshta Mbrapsh në krye

Çfarë është Programi Fluturimeve Frekuente (PFF)?

Programi Fluturimeve Frekuente është një shërbim i ofruar nga kompanitë ajrore për pasagjerët e tyre të rregullt për ti siguruar ata me shërbime më të mira dhe përfitime kur udhëtojnë me atë kompani specifike.

Si mund të bëhem anëtarë në një Program Fluturimeve Frekuente?

Zakonisht për tu regjistruar në këtë programë është e nevojshme të zbatohen kushtet e përcaktuara nga çdo linjë ajrore. Për Programin e Fluturimeve Frekuente të një linje ajrore, si edhe për të gjitha informatat në lidhje me programin e Fluturimeve Frekuebnte që ju jeni të interesuar, duhet të vini në kontakt  drejtpërdrejtë me kompaninë specifike.

Kam kartë Fluturimeve Frekuente edhe dua të bëj një rezervim fluturimi me tripst.al. Do të humbas përfitimet e mia?

Jo, pikët tuaja do të shtohen në kartën tuaj. Ju mund të shkruani numrin e kartës tuaj duke klikuar mbi kutin, nën emrave të udhëtarëve në hapin 3 (detajet e pasagjerëve). Nëse ju keni bërë tashmë një prenotim, ju lutemi na kontaktoni që të hyjmë në detajet në rezervimit tuaj.

Kam program fluturimeve frekuente me një kompani ajrore tjetër nga ajo me të cilën udhëtoj. Mundem ta përdor atë?

Kartat e Fluturimeve Frekuente munden të përdoren vetëm për linjat ajrore që i përkasin të njëjtit varg kompanie ajrore. P.sh. Turkish Airlines edhe United Airlines janë pjesëtë rrjetit të Star Alliance kështu kodi e njërës kompani ajrore mund të përdoret edhe për tjetrën.

Linja ajrore me kosto të ulët Mbrapsh në krye

Do të marrë një biletë elektronike për fluturime me linjë ajrore me kosto të ulët pas rezervimit?

Jo, linjat ajrore me kosto të ulët nuk japin bileta elektronike. Pas përfundimit të rezervimit tuaj nëpërmjet Tripsta, ju do të merrni 2 email konfirmimi. Një nga Tripsta me referencë e prenotimit të linjës ajrore. Një tjetër, nga linja ajrore me informacionin e fluturimit.

Do të marrë një biletë elektronike për fluturime me linjë ajrore me kosto të ulët pas rezervimit?

Jo, linjat ajrore me kosto të ulët nuk japin bileta elektronike. Pas përfundimit të rezervimit tuaj nëpërmjet Tripsta, ju do të merrni 2 email konfirmimi. Një nga Tripsta me referencë e prenotimit të linjës ajrore. Një tjetër, nga linja ajrore me informacionin e fluturimit.

Kam rezervuar me një linjë ajrore me kosto të ulët. Është web check-in i nevojshëm?

Po, për më të shumta linjë ajrore me kosto të ulët web check-in është i nevojshëm. Disa kompani ajrore me kosto të ulët të lejojnë për të kontrolluar në mënyrë të drejtpërdrejtë në aeroportë megjithatë ata mund tju kërkojnë një pagesë shtesë.

Fluturoj me një linjë ajrore me kosto të ulët. Si mund të shtoj bagazhe?

Check-in i bagazheve nuk është i përfshirë në çmimin e biletave të linjave ajrore me kosto të ulët, përveç bagazhit të dorës, e cila zakonisht lejon 5-6 kg. Në qoftë se ju dëshironi të shtoni bagazhë, ju duhet të kontaktoni direkt me linjën ajrore. Pagesa shtesë për çdo bagazh ndryshonë për çdo kompani.

Ofrojnë linjat ajrore me kosto të ulët kategori biznesë ose të parë?

Jo, linjat ajrore me kosto të ulët ofrojnë vetëm kategori ekonomikë.

Shërbimi i klientëve Mbrapsh në krye

Sa shpejtë do të marr një përgjigje për kërkesën time?

Të gjitha kërkesat e pranuara me e-mail përgjigjen brenda 24 orëve me email ose telefonatë në qoftë se kërkesa juaj është pranuar gjatë orarit të punës. Nëse kërkesa juaj është pranuar jashtë orarit të punës, ne do t'ju kontaktojmë në ditën e ardhsme të punës. Për pyetjet urgjente që mirren jashtë orarit të punës tonë, ne ju këshillojmë, të kontaktoni direkt me ofruesin e shërbimit përkatës.

Kam dërguar një kërkesë dhe kam marrë një përgjigje të automatizuar. Çfarë është kjo?

Emaili i automatizuar konfirmon marrjen e kërkesës tuaj. Ky email ka një numër unik transaksioni i krijuar veçantërisht për kërkesën tuaj. Ju nuk mund të përgjigjeni në këtë email.